INDI – Mbi 100 të vdekur në një tubim fetar

NJU DELHI, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Të paktën 107 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, vdiqën në rrëmujë e sipër sot, teksa përpiqeshin të dilnin nga një vend i mbushur me njerëz të një tubimi fetar në Indinë veriore, sipas zyrtarëve të administratës rajonale.
Mijëra njerëz ishin mbledhur për një takim lutjeje dhe predikim të organizuar nga një perëndi vendas në një vend me tenda, jashtë një autostrade në distriktin Hathras të Uttar Pradesh.
”Disa njerëzve u ra të fikët për shkak të lagështirës së lartë dhe ndërsa të tjerë u përpoqën të dilnin me nxitim, disa ranë duke çuar në rrëmujë”, tha zyrtarja e lartë e Uttar Pradesh, Chaitra V.
“Numri i të vdekurve tani është 107 dhe 18 po trajtohen në spitalet lokale për lëndime”, shtoi ajo.
”Shumica e vdekjeve u shkaktuan nga mbytja dhe shkelja”, shtoi zyrtari.
Kryeministri i Uttar Pradesh ka ngritur një komitet zyrtarësh të lartë të policisë dhe administratës për të hetuar incidentin./ /os/