INDI – Vdes ish-kryeministri, Manmohan Singh

NJU DELHI, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ish-kryeministri indian Manmohan Singh, i konsideruar si arkitekti i reformave ekonomike që hapën vendin më të populluar në botë më shumë tre dekada më parë, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.
“India vajton humbjen e një prej liderëve të saj më të shquar, Manmohan Singh Ji”, shkroi kryeministri aktual Narendra Modi në X.
“Duke u ngrit nga origjina e përulur, ai u ngrit për t’u bërë një ekonomist i respektuar. Ai shërbeu gjithashtu në poste të ndryshme qeveritare, duke përfshirë si ministër i financave, duke lënë një gjurmë të fortë në politikën tonë ekonomike ndër vite… Si kryeministër ynë, ai bëri shumë përpjekjet për të përmirësuar jetën e njerëzve”, shkruan Modi.
Singh udhëhoqi Indinë për një dekadë, nga 2004 në 2014.
Duke u përballur me çmimet e larta të naftës, miliarda borxhe dhe pakësimin e rezervave valutore, India nisi reformat historike më 24 korrik 1991./ /os/