E Enjte, 5 Nëntor 2026

INSTAT: Çdo ditë 3 vdekje nga COVID dhe 40 nga sëmundjet e zemrës

Prej dy vitesh pandemia COVID-19 ka thithur të gjithë vëmendjen e medias dhe te ekspertëve të shëndetit por sëmundjet e zemrës po marrin 13 herë më shumë jetë në ditë se sa covid. 
Statistikat e Instatit të publikuara këtë javë për vitin 2020 treguan se përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “sëmundjet kronike të zemrës” me 33,1 % . Çdo ditë humbën jetën 3 persona në ditë nga covid por zemra mori mesatarisht 40 jetë. Doktoresha e shkencave ne kardiologji Engjelluese Hasani tregon se mungesa e kontrolleve ka rritur fatalitet. Mjekja tërheq vëmendjen qytetarëve të kontrolli i vazhdueshëm i faktorëve të riskut. 
Niveli i yndyrnave në gjak, hipertensioni dhe diabeti që konsiderohen vrasës të heshtur duhen mbjatur në parametrat e duhur.
Mjekët bëjnë thirrje për ushqime të shëndetshme e të gatuara në shtëpi, për aktivitet fizik dhe për kontroll tek mjeku. Stili jo i shëndetshëm i jetesës ka bërë që në disa vënde të zhvilluara të botës kontrolli periodik i faktorëe të riskut të nisë jo më nga mosha 35 vjec por që në adoleshence tek moshat 16 vjec.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›