E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Në korrik, u eksportuan 24.2 mld lekë mallra

TIRANË- Eksportet janë shndërruar në shtyllën ku po mbështetet ekonomia. Instituti i Statistikave ka konstatuar një rritje të mëtejshme të eksporteve.

Në korrik, u eksportuan 24.2 miliardë lekë produkte, me një rritje prej 23.9 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërsa importet arritën vlerën e 48.2 miliardë lekëve, me rritje vjetore 1.2 për qind. Shqipëria zhvillon 69.5 për qind të tregtisë me vendet e Bashkimit Europian, ku Italia dhe Greqia mbeten partneret kryesore tregtare, si për importet, ashtu edhe për eksportet.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›