E Martë, 3 Nëntor 2026

INSTAT: Tregtia me pakicë shënoi rritje me 4,8%

INSTAT njoftoi se indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi rritje me 4.8% në tremujorin e katërt të vitit që shkoi, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Ai publikoi raportin mbi tregtinë me pakicë, sipas të cilit, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1,1%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt 2023 është rritur me 5,7%, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2022.

Në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 5,3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

Volumi i shitjeve, për grupin “artikuj joushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 6,2%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 4%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

Në ndryshimin vjetor prej 4,8%, në tremujorin e katërt 2023 ndaj tremujorit të katërt 2022, në tregtinë me pakicë, grupi “artikuj joushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” kontribuoi me 2,3 pikë përqindje.

Grupi “ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me 1,4 pikë përqindje dhe grupi “tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me 1,1 pikë përqindje.

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i përshtatur sezonalisht është 2,4 %.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›