E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Çmimet e konsumit në tetor pësuan rritje krahasuar me muajin shtator

Tiranë, 9 nëntor, NOA - Në muajin tetor 2009, çmimet e konsumit përsuan një rritje prej 0.4 % krahasuar me muajin paraardhës, shtator.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Statistikave, INSTAT, sipas të cilit ndryshimi vjetor në muajin tetor, krahasuar me një vit më parë ka qenë 2.3 përqind.

Sipas statistikave konkrete për këtë periudhë të vitit, indeksi i grupit Ushqime dhe pije jo alkolike shënoi një rritje prej 0.4 %, ku brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 2.6 % vërehet në nëngrupin fruta.

Por rritje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupet e tjera të grupit Ushqime dhe pije jo alkolike ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet sheqer, reçel, mjaltë etj 1.5 %,   qumësht djathë e vezë1.5 % etj.

Ndërsa çmimet e nëngrupit zarzavate përfshirë patatet gjatë këtij muaji u ulën me 0.9 %, ndërsa indeksi i grupit Pije alkolike dhe duhan shënoi një rritje prej 1 %.

Ndërkaq, gjatë muajit tetor çmimet e grupit Veshjeve dhe këpucë shënuan një rritje prej 0.9 % dhe çmimi i naftës u ul me 1.3 %, kurse indeksi i grupit Shërbimi arsimor shënoi një rritje prej 2.5 %, ku mund të përmendim rritjen e tarifave te pageses per universitetet private me 5.4 %.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›