E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA E PLOTE/ Rama: Shqipëria vuan nga një korrupsion endemik, jo vetëm i elitave

ramaUnë mendoj se ka një lidhje mes vdekjes dhe politikës, dhe mendoj se ka një lidhje mes një njeriu që merret me politikë dhe vdekjes. Sepse në fund, qoftë një frikë permanente, qoftë një vullnet për të tejkaluar vdekjen, kjo e shtyn politikanin drejt totalitarizmit dhe diktaturës, thotë Edi Rama në intervistën e dhënë disa ditë më parë në radion France Inter. Intervista e plotë më poshtë: 

Mirëmbrëma dhe mirëseerdhët. Sot kam kënaqësinë dhe nderin të pres z. Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i cili sapo ka fituar zgjedhjet me një shumicë të konsiderueshme pas vitesh të gjata lufte politike midis partisë së tij, Partisë Socialiste dhe paraardhësit të tij z. Sali Berisha. Mirëmbrëma z. Kyeministër, mirëmbrëma Edi Rama dhe faleminderit që jeni me ne.

Edi Rama: Mirëmbrëma, ju faleminderit për ftesën.

Fakti që Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë është mes nesh na jep mundësinë të flasim për këtë vend jashtëzakonisht interesant. Shqipëria është vendi që na ka dhuruar Nënë Terezën, Ismail Kadarenë, Angjelin Prelocaj, Inva Mulën, sopranon e famshme, Liri Begenë skenariste dhe kineaste, një ansambël të konsiderueshëm personalitetesh. Është një vend që ka vuajtur shumë gjatë shekullit të XX-të dhe që gjeografikisht gjendet midis Greqisë dhe Malit të Zi. Shtet ballkanik i rëndësishëm, qendor dhe një vend ku gjërat nuk janë aq të thjeshta, ku niveli i jetesës është ende shumë i dobët, 4000 dollarë për person kur në Francë është 40 000 dollarë viti, por nga ana tjetër është një vend jashtëzakonisht i bukur. Gjë që shpjegon pse ka pasur kaq shumë personalitete me vlera dhe identitete kaq të forta. Vend shumë i bukur për tu parë dhe vizituar, mesdhetar dhe me peizazhe të mrekullueshme ballkanike. Një vend që më në fund po i hapet lirisë, demokracisë dhe ku zgjedhjet e fundit ishin një lajm i mirë i përshëndetur nga Europa. A jemi vërtetë përpara fitores së demokracisë në Shqipëri?

Edi Rama: Është e vërtetë, zgjedhjet e fundit ishin shumë të rëndësishme jo vetëm për rezultatin, por për procesin dhe përmbajtjen demokratike. E gjithë Europa ka dashur që Shqipëria ta kalonte këtë provim dhe Shqipëria e kaloi me shumë dinjitet, gjë që krijoi një situatë shumë të favorshme në arenën ndërkombëtare për vendin. Por, sigurisht nga ana tjetër këto zgjedhje na kanë bërë shumë përgjegjës, pasi kemi marrë një fitore shumë të gjerë me 83 deputetë nga 140, gjë që na lejon jo vetëm të qeverisim, por edhe të ndërmarrim reforma që kërkojnë shumicë të cilësuar. Por, mbi të gjitha, është një mesazh i fortë i zgjedhësve që nuk donin vetëm ndryshimin e pushtetit nga e djathta në të majtë, por një ndryshim të thellë të vendit.

Për kujtesë, vendi ka qenë i qeverisur nga Sali Berisha, nga një parti që mund ta cilësojmë të djathtë, ndërsa ju përfaqësonit Partinë Socialiste. Zgjedhjet e shkuara u zhvilluan në një klimë të ashpër, shumë të vështirë, madje në zgjedhjet e para disa viteve pati edhe të vrarë. Në të njëjtën kohë u krijua përshtypja se fitoren që arritët me partinë tuaj kishit dëshirë ta vendosnit në një klimë qetësie. Ju madje përshëndetët paraardhësin tuaj, një gjest fisnik ky. Ju thatë se nuk do ti njihni shumë merita sepse ishte kundërshtari juaj, por se ndoshta historia do ta vlerësojë.

Edi Rama: Në fakt është e para herë që ndodh në politikën shqiptare dhe unë jam shumë i kënaqur që pata rastin ta bëj këtë, ta falenderoj për çdo gjë të mirë, që ndoshta do i njohë historia duke qenë më objektive se unë, sepse sapo kaluam një periudhë shumë të vështirë konflikti politik. Nga ana tjetër ai gjithashtu ishte në lartësinë të pranonte humbjen dhe duke uruar fituesin, por përsëris që është një fitore që na jep shumë përgjegjësi dhe e bën fitoren më relative sepse ka një pritshmëri jashtëzakonisht të madhe nga ana e votuese dhe duhet të jemi në lartësisë e duhur. Nuk do jetë e lehtë.

E kuptojmë se është e vështirë në një vend si ky sepse për kujtesë, Shqipëria lindi nga hiri i saj në fillim të shekullit të XX-të. Midis dy Luftërave Botërore ajo njohu një periudhë relative modernizimi, por mjaft të rëndësishme deri sa vendi u pushtua nga fashistët italianë, çka e zhyti sërish në një situatë katastrofike. Më pas 45 vite regjimi komunist nga më të egërit, së bashku me Korenë e Veriut dhe Kmerët e Kuq, me mijëra të vdekur, vendi i mbyllur tërësisht në vetvete me një paranojë të pashpjegueshme, sa qeveria e Enver Hoxhës pasi ndërpreu marrëdhëniet me Rusinë gjen si aleat të vetëm Kinën, e cila në atë kohë kalonte Revolucionin Kulturor. Në 1990 kur regjimi rrëzohet dhe Republika fillon të lindë vendi u pushtua nga mafia dhe korrupsioni. A jeni dakord me këtë historik?

Edi Rama: Është e sigurt që Shqipëria kaloi një version të komunizmit që asnjë nga vendet e ish-Perandorisë Sovjetike nuk e përjetoi. Komunizëm që mbështetej vetëm në vetvete dhe madje edhe me Kinën u ndërprenë marrëdhëniet në 1977-ën. Kaluam në një fazë të izoluar dhe narciziste që krijuan kushte të veçanta dhe jo të favorshme për lindjen e një demokracie të shëndoshë. Vërtetë në vendet e tjera komuniste nuk kishte alternativë tjetër politike por kishte alternativë kulturore, kam ndërmend Vaslav Haveli në Çekosllovaki ose Adam Michnik në Poloni. Nëse mendojmë të gjitha lëvizjet në teatër, letërsi e kinema nuk arrijmë të bëjmë krahasime me Shqipërinë. Në Shqipëri vuajtën vite burg sepse kishin në shtëpi albume të Van Gogh-ut ose Picasso-s në vitet 70, pra në një epokë jo aq të largët, apo se dëgjonin Joe Cocker dhe Beatles.

Edi Rama ju jeni tashmë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, pasi fituat zgjedhjet me një shumicë të gjerë. Folëm pak më parë se është një kapitull i ri për demokracinë në Shqipëri dhe se ishte shumë e vështirë pas 45 vitesh regjim komunist paranojak që e dobësoi vendin. Njëkohësisht, pas daljes nga komunizmi, 20 vitet që rrodhën më pas kanë qenë vite ku ka pasur një progres ekonomik. Jeta është bërë fatmirësisht më e thjeshtë. Në të njëjtën kohë ekziston ndjenja se institucionet e shtetit ishin shumë të brishta.

Edi Rama: Diferenca mes së shkuarës dhe të tashmes, duke e krahasuar edhe me popujt e tjerë, si çekët, polakët, hungarezët, ku komunizmi ishte një aksident që u ndërpreu atyre në mënyrë brutale dritën për një periudhë, komunizmi në Shqipëri gjeti një terren mjaft pjellor të patriarkalizmit dhe të mungesës së traditës demokratike. Aty mund

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›