IRAN – Gjendet helikopteri ku udhëtonte Raisi po ende asnjë informacion mbi presidentin

TEHERAN, 19 maj /ATSH-ANSA/ – Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin po udhëtonte presidenti Raisi është gjetur nga ekipet e shpëtimit.
Sipas televizionit ”nuk ka ende asnjë lajm mbi presidentin për pasagjerët”.
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei shprehu shqetësimin për helikopterin e zhdukur në një takim publik.
“Shpresojmë që Zoti ta kthejë presidentin e nderuar dhe shokët e tij në krahët e kombit Të gjithë duhet të luten për shëndetin e këtij grupi punonjësish publikë. Kombi iranian nuk duhet të shqetësohet, nuk do të ketë ndërprerje në punët e vendit”, theksoi Khamenei. /os/