IRAN – Teherani: Sulmet ajrore amerikane shkaktuan 38 të vdekur në korrik

TEHERAN, 17 korrik /ATSH-DPA/- Të paktën 38 persona janë vrarë dhe më shumë se 400 të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve të SHBA-së në Iran gjatë këtij muaji, njoftoi sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Hossein Kermanpour, në rrjetin social X.
Sipas autoriteteve iraniane, këto shifra besohet se i referohen viktimave civile, pasi humbjet në radhët e ushtrisë zakonisht, raportohen veçmas.
Bilanci i publikuar sot në mëngjes, nuk përfshin viktimat nga vala më e fundit e sulmeve amerikane gjatë natës.
Media iraniane raportoi fillimisht, se në ato sulme humbën jetën tetë persona. //a.i/