ISHMT, takime në Kukës për sigurinë e ashensorëve

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut zhvilloi sot një takim në Prefekturën e qarkut Kukës, për të diskutuar mbi sigurinë e ashensorëve.
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka nisur zbatimin e një plani pune që synon forcimin e kontrollit për të siguruar që çdo ashensor në përdorim të jetë i certifikuar dhe i sigurt për qytetarët.
Për këtë qëllim, po zhvillohen një seri takimesh intensive me Prefektët e Qarqeve në mbarë vendin, duke e vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional si faktor kyç për efikasitet në punën tonë dhe për të parandaluar rreziqet që vijnë nga mospërmbushja e detyrimeve ligjore.
Fokusi kryesor i diskutimeve përfshin vlerësimin e situatës aktuale të regjistrimit të ashensorëve në nivel qarku.
Po ashtu synohet identifikimi i problematikave në zbatimin e kuadrit ligjor për sigurinë teknike, si dhe ndërgjegjësimi i administratorëve dhe subjekteve private për përgjegjësitë që kanë ndaj përdoruesve.
Në këtë drejtim, ISHMT vlerëson rolin aktiv të institucioneve vendore për t’u përfshirë në këtë proces.
/m.m//a.f/