ISHP: Pushimet po ngadalësojnë procesin e vaksinimit

Megjithsë muaji gusht është shpallur muaji i hapur për vaksinime për të gjitha ata që janë mbi moshën 18 vjec, ritmet e imunizimit sipas ekspertëve duhet të ishin më të larta. Pushimet duket se kanë përngadalëzuar këtë proces.
Përgjegjësja e programit kombëtar të vaksinimi Erida Nelaj u tërheq vëmëndjen të rinjve ti kushtojnë këtij procesi rëndësi pasi virusi po qarkullon tashmë me ritme më të shpejta duke bërë që transmetues të jenë edhe vetë të vaksinuarit
Ajo siguroi se ndonëse në numër më të pakët të infektuarit e vaksinuar po e kalojnë variant Delta pothuajse pa shenja ose si nje viroze.
Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 1 milion e 200 mijë persona dhe mbi 530 i kanë marrë të dy dozat. Nëse ritmet e vaksinimit sipas Nelajt janë rreth 10 mijë në ditë ateherë vaksinimi mund të mbyllet brënda 14 muajve