E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP-ja jep alarmin: Uji i ndotur dhe i pakontrolluar në Berat, rrezik

UJE-ME-BIDONABerat- Uji në qytetin e Beratit është i pakontrolluar dhe i ndotur. Drejtoria e Shëndetit Publik në qytetin e Beratit teksa jep alarmin ka kërkuar ndihmën e institucioneve për zgjidhjen e kësaj situate.

Pas kontrollit të ushtruar nga institucioni i Prefektit ku rezultoi se uji që pinin qytetarët në Berat, Skrapar e Kuçovë ishte indotur ka reaguar drejtoria e shëndëtit publik duke renditur edhe arsyet e ndotjes së ujit, që nga mungesa e disifektuesve dhe deri tek amortizimi i rrjetit të ujit të pijshëm.

Nëndrejtoresha e drejtorisë së higjenës Juvina Qevani ka theksuar se nuk kanë munguar gjobat ndaj institucionit të ujësjellësit por ajo nënvizon se duhet të punohet më shumë me instancat përkatëse që të vihen nën kontroll autobotët e ujit të pijshëm, të cilët sipas saj nuk bien analizat në këtë drejtori, por shesin ujin pa licencë dhe pa kontroll.

Qevani ka bërë apel që të shtohen kontrollet ndaj automjeteve që shesin ujin e pijshëm duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›