ITALI – Biden mungon në darkën pas samitit të G7 në Bari

BARI, 13 qershor /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Joe Biden nuk do të marrë pjesë në një darkë të përbashkët me liderët e tjerë të shtatë demokracive të përparuara industriale që marrin pjesë në samitin e G7, në Italinë jugore sot në mbrëmje, tha paraprakisht Shtëpia e Bardhë.
Uashingtoni nuk dha një arsye për mungesën e Biden, por ai do të takohej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në mbrëmje për të nënshkruar një marrëveshje sigurie dhe për të mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidenti italian, Sergio Matterella ftoi pjesëmarrësit e G7 në një darkë në kështjellën në qytetin port, Brindisi.
Biden mori pjesë në samit pas një vizite shtetërore në Francë për të shënuar 80-vjetorin e zbarkimit të Aleatëve në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më pas ai fluturoi sërish për në SHBA.
Ai do të largohet nga samiti përpara përfundimit zyrtar të takimit të premten në mbrëmje, në mënyrë që të marrë pjesë në një ngjarje për mbledhjen e fondeve për fushatën e tij.
Biden kandidon për rizgjedhjen e tij në nëntor. //a.i/