E Diel, 1 Nëntor 2026

ITALI – Një tërmet 4,7 ballë Rihter godet Napolin

NAPOLI, 31 korrik /ATSH-ANSA/ – Një tërmet i fortë me epiqendër në zonën e Campi Flegrei u regjistrua në orën 19:46, duke u bërë lëkundja më e fuqishme që nga rikthimi i fenomenit të bradisizmit (fenomen gjeologjik që konsiston në ngritjen ose uljen e ngadaltë të sipërfaqes së tokës) në zonën e Pozzuolit.

Sipas autoriteteve italiane, katër persona mbetën të lënduar lehtë dhe u transportuan për ndihmë mjekësore.

Gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqet shqetësim.

Lëkundja u ndje qartë në Napoli dhe në komunat përreth, si edhe në ishujt Procida dhe Ischia, ku shkaktoi panik mes banorëve.

Në disa zona të Procidës u regjistrua edhe një ndërprerje e shkurtër e energjisë elektrike.

Kryetari i bashkisë së Procidës aktivizoi menjëherë Qendrën Komunale të Operacioneve të Mbrojtjes Civile për të koordinuar kontrollet në terren.

Verifikimet e para nuk kanë evidentuar dëme në njerëz apo ndërtesa në ishull.

Edhe në Ischia tërmeti u ndje në disa zona, por deri tani nuk janë raportuar dëme në ndërtesa apo infrastrukturë.

Autoritetet italiane vijojnë monitorimin e situatës në zonën e Campi Flegrei, ndërsa kontrollet për vlerësimin e pasojave të tërmetit janë ende në zhvillim./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›