E Martë, 3 Nëntor 2026

ITALI – Vdes Marah Abu Zuhri, një nga qindra viktimat e urisë në Gaza

PIZA, 16 gusht /ATSH/ –  Marah Abu Zuhri, një vajzë palestineze 20-vjeçare, është një nga qindra viktimat e urisë në Gaza, shkruan skytg24.it.

E identifikuar si Marah Abu Zuhri, 20-vjećarja udhëtoi drejt Pizës me nënën e saj në një fluturim gjatë natës të mërkurën, në kuadër të një skeme të ngritur nga qeveria italiane.

Spitali Universitar i Pizës bëri të ditur se ajo pësoi një arrest kardiak dhe ndërroi jetë të premten, më pak se 48 orë pas mbërritjes.

Më shumë se 180 fëmijë dhe të rritur janë sjellë në Itali që nga fillimi i luftës së Izraelit me Gazën.

Tridhjetë e një pacientë dhe shoqëruesit e tyre mbërritën këtë javë në Romë, Milano dhe Pizë, të gjithë me sëmundje të rënda të rénda, plagë ose amputime, bëri të ditur ministria e Jashtme italiane.

Qeveria e Izraelit mohon se ka raste kequshqyerjeje në Gaza. Ajo thotë se forcat e saj synojnë vetëm terroristët dhe kurrë civilët, ndërsa pretendon se Hamasi është përgjegjës për krizën humanitare

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›