E Diel, 1 Nëntor 2026

ITALI – Vdes Umberto Bossi, themeluesi i Lidhjes së Veriut

MILANO, 19 mars /ATSH-ANSA/ – Politika italiane ka humbur një nga protagonistët e mëdhenj të dekadave të fundit.

Umberto Bossi ka ndërruar jetë në Varese në moshën 84 vjeç.

“I gjithë komuniteti i Lidhjes së Veriut është thellësisht i tronditur dhe i trishtuar nga ndarja nga jeta e themeluesit të saj Umberto Bossi dhe i shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta familjes së tij”, theksoi zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini i cili ka anuluar të gjitha ngjarjet e planifikuara për nesër.

Ai nisi luftën politike kundër “Romës hajdute”, terme që  ai përdorte kundër pushtetit duke krijuar konflikte mes rajonesh.

Qëndrimi i tij “i ashpër” është bërë një term në fjalorë, duke përcaktuar një qëndrim brutalisht radikal dhe të papajtueshëm, ndonjëherë edhe vulgar, që ai mbajti në qeveri.

Në Parlamentin Europian dhe në Dhomën e Deputetëve, ku ai rrallë paraqitej pas sëmundjes së tij të rëndë në vitin 2004. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›