E Hënë, 9 Nëntor 2026

ITALI/ Tragjedi shqiptare në Cossombrato, tre pa jetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Cossombratos, në provincën e Asti, në Itali, ku një shtetas shqiptar dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri, përpara se të vetëvritej.

Sipas mediave italiane, autori i dyshuar është Astrit Koni, i cili jetonte prej rreth dy dekadash në Itali. Viktima janë ish-bashkëshortja e tij, Drita Koni, si dhe partneri i saj aktual.

Nga informacionet paraprake mësohet se krimi dyshohet të jetë kryer me një mjet bujqësor, ndërsa trupat e viktimave janë gjetur pranë një zone rurale.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar mendohet se është hedhur nga kalaja e fshatit, ku punonte si kopshtar, duke humbur jetën.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa një nga pistat kryesore lidhet me konflikte të mundshme personale mes autorit dhe ish-bashkëshortes.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›