IZRAEL – Forcat ajrore interceptojnë një raketë të lëshuar drejt qytetit port jugor Eilat

TEL AVIV, 3 qershor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite tha sot se sistemi i saj i mbrojtjes ajrore ka interceptuar një raketë të lëshuar drejt qytetit port jugor, Eilat.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se sirenat u dëgjuan në Eilat, por nuk u raportuan viktima. “Raketa erdhi nga drejtimi i Detit të Kuq”, shtoi IDF.
Gazeta “Times of Israel” tha se sulmi ka të ngjarë të ketë ardhur nga milicia jemenase Houthi, e cila është aleate me Iranin dhe Hezbollahun e Libanit.
Houthi ka sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq prej disa muajsh që nga pushtimi i Gazës nga Izraeli, si një përgjigje ndaj sulmeve të 7 tetorit nga grupi militant palestinez Hamas.
Grupi rebel Houthi gjithashtu ka goditur vazhdimisht me raketa ndaj Izraelit, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund operacioneve të Izraelit në Gazë. //a.i/