IZRAEL – Gallant: Jemi duke intensifikuar sulmet në Liban

TEL AVIV, 23 shtator /ATSH-DPA/- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha sot se qëndrueshmëria e popullatës civile izraelite ishte çelësi për vazhdimin e suksesshëm të luftës kundër milicisë libaneze të Hezbollahut të mbështetur nga Irani.
“Ne jemi duke intensifikuar sulmet tona në Liban”, tha Gallant gjatë një konsultimi në lidhje me përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me Hezbollahun.
Ai deklaroi se kjo do të vazhdojë derisa Izraeli të arrijë qëllimin për të siguruar kthimin e sigurt në shtëpitë e banorëve të seksionit të tij verior.
“Ne kemi ditë përpara ku publiku duhet të tregojë gjakftohtësi, disiplinë dhe respektim të plotë me udhëzimet e frontit vendas”, tha Gallant.
Ai shtoi se jetët u shpëtuan gjatë sulmeve nga Libani, sepse njerëzit në Izrael ishin zhvendosur në strehimore. //a.i/