E Enjte, 5 Nëntor 2026

IZRAEL – Herzog: Faji i Hamasit nëse marrëveshja dështon

TEL AVIV, 19 gusht /ATSH-ANSA/ – Në fillim të takimit të tij me sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken, presidenti izraelit, Isaac Herzog fajësoi Hamasin për dështimin për të arritur një marrëveshje për pengjet.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se gjithçka fillon me refuzimin e Hamasit për të ecur përpara”, tha Herzog, cituar nga ‘’Times of Israel’’ duke shtuar se “ne jemi ende shumë të sigurt se mund të ecim përpara në negociatat e zhvilluara nga ndërmjetësit”.

Ai falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Egjiptin dhe Katarin për përpjekjet e tyre.
Ndërkohë, Blinken tha para takimit se ‘’bisedimet aktuale mund të jenë shansi i fundit për një armëpushim në Gaza’’.

”Ky është një moment përcaktues, ndoshta më i miri, ndoshta i fundit, mundësia për të sjellë pengjet në shtëpi, për të arritur një armëpushim dhe për të vendosur të gjithë në rrugën më të mirë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme”, tha Blinken.

Sekretari amerikan më pas i kërkoi Hamasit dhe Izraelit të mos prishnin përpjekjet për një armëpushim./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›