E Enjte, 5 Nëntor 2026

IZRAEL – Kan: IDF mori paralajmërime para 7 tetorit

TEL AVIV, 18 qershor /ATSH-DPA/- Shërbimi sekret izraelit dha paralajmërime të qarta në lidhje me një sulm në pritje – më shumë se dy javë përpara se Hamasi të niste sulmin e tij nga Rripi i Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar, sipas “Kan”, Korporata e Transmetimeve Publike Izraelite.

“Planet për të sulmuar bazat dhe vendbanimet ushtarake dhe për të marrë deri në 250 pengje, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u përcaktuan në një dokument të shpërndarë brenda Divizionit të Gazës të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) më 19 shtator”, thuhet në raportin e “Kan”.

Raporti erdhi nga “Njësia 8200” – shumë e vlerësuar – një njësi e IDF-së përgjegjëse për shërbimin sekret, por me sa duket ishte neglizhuar nga oficerët e lartë.

Skenari i rastit më të keq që po shqyrtohej ishte se disa dhjetëra terroristë mund të hynin në Izrael në tre vende.

“Sistemi i sigurisë në atë kohë po punonte drejt paqësimit të Rripit të Gazës, nëpërmjet përmirësimit të kushteve të jetesës për popullsinë civile, lejeve të punës për palestinezët dhe heqjes së kufizimeve për mallrat”, tha një korrespondent ushtarak i “Kan”.

“IDF ishte mbështetur në mbrojtjen kufitare që arrinte thellë në tokë, por gjithçka u shemb më 7 tetor”, raportoi korrespondenti.

Oficerët e lartë në Divizionin e Gazës me sa duket i kishin hedhur poshtë paralajmërimet.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›