Ia shesin dhuratat, thërret policinë

Katie Price ka thirrur policinë pasi kishte zbuluar se e dashura e re e ish burrit të saj Alex Reid, ka filluar të shes dhuratat të cilat thotë se i përkisnin asaj. Modelja kontroverse thotë se këto gjësende, të cilat përfshijnë dorëza boksi, kamxhik, mbrojtëse kikboksi e të tjera, që janë nxjerrë në shitje në eBay nga Nikki Manashe, janë pronë e saj.
Trajnerja personale Manashe, e cila ka filluar romancën me Reid dy muaj më parë, gjithashtu ka nxjerrë në shitje edhe brekët e vjetra të saj si dhe pantallona të shkurtër, të cilët ajo i ka veshur gjatë turneut ‘WildBoyz’. Ajo ka kërkuar nga policia ta ndërpresë shitjen dhe t’i kthehet këto gjësende./Indeksonline/