I'a vjedhën taktikat Benitezit

Një gazetar i gazetës braziliane Global Sport ka gjetur pas ndeshjes taktikat e Rafael Benitezit pas ndeshjes me Corinthians.
Gazetari brazilian kishte shkuar në zhveshtoren e Chelseat ku kishte plot mbeturina për të gjetur letrat që Benitez i kishte përdorur për taktika në ndeshjes.
Benitez në taktikat e tij kishte parashikuar që në kornerë dhe në lojën me kokë të jenë më të kujdesshmit pasi që gjithmonë ishte parashikuar rreziku nga sulmuesi Guerrero.
Ashtu edhe doli pasi që Guerrero ishte ai që shënoi gol me kokë për golin e fitores. Një gjë e tillë është e ndaluar për tu publikuar por që gazetari brazilian e ka bërë këtë./Indeksonline/