E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibiza, 700 të evakuar nga zjarret

700 persona janë evakuuar nga ishulli turistik i Ibizas në Spanjë për shkak të një zjarri të madh që ka prekur zonën.

“Pushuesit rrezikonin të bllokoheshin nga flakët në plazhin e Benirras”, raporton televizioni publik Tve që citon qëndrën rajonale të emergjencave.

Zjarri u afrua deri në pjesën ku ishin parkuar makinat e plazhistëve dhe rreth 20 prej tyre mund të jenë dëmtuar nga flakët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›