E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ibrahim Rugova", Mustafa- Bashës: Të privilegjuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka pritur sot homologun e tij nga Prishtina Isa Mustafa. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryebashkiaku Basha ka vlerësuar progresin që ka shënuar Prishtina nën drejtimin e Isa Mustafa ndërsa shtoi se mes Tiranës e Prishtinës do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi.

“Gjatë bisedës u ndalëm në fushat e përbashkëta të qeverisjes lokale dhe problematikat me të cilat ndeshemi, me përvojat dhe me një plan bashkëpunimi që do ta konkretizojmë në vizitën time në Kosovë”, theksoi Basha ndërsa shtoi se se takimin me Mustafën do ta pasojë edhe dhënia e emrit "Ibrahim Rugova", të një rruge në kryeqytet.

Nga ana e tij Kreu i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa, u shpreh se ndjehej i priviligjuar që në 4 vjetorin e Pavarësisë, Tirana i dhuron Kosovës një rrugë me emrin e presidentit legjendar të Kosovës.
 

“E ndjej vetën të priviligjuar që 4 vjetorin e Pavarësisë ta festojmë në Tiranë bashkarisht. Ju falenderoj për hapjen e një rruge me emrin e presidentit historik. Ky është një nder i veçantë për ne, jo vetëm për respektin që tregoni ndaj figurës së tij, por edhe për kosovarët që janë flijuar për vlerat e demokracisë që sot po i jetojmë” theksoi Mustafa.
 

Ai ka shtuar më tej se Kosova ka nevojë për eksperiencën dhe ndihmën e Shqipërisë në rrugën e saj të zhvillimit. “Ne kemi fusha të përbashkëta që do ti zhvillojmë. Kemi nevojë të përshpetojmë bashkëpunimin, të përjetojmë përvojat që ka kaluar Shqipëria, për shkak të gjendjes së vonë tonë. Kemi nevojë për mendimet, por edhe ekpertizën ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, pasi ne jemi afër dhe mund të komunikojmë si cdo qytet në Kosovë. Fushat e përbashkëta do ndihmojnë përparimin dhe hapave që bashkarisht do ndërmarrim drejt integrimit të familjes së madhe Europiane” theksoi Isa Mustafa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›