E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ibrahimaj: Standardet mjedisore e sociale, me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në Konferencën “Balkanomics”, që u zhvillua në Tiranë. Ibrahimaj e cilësoi këtë takim një diskutim rreth rëndësisë së bashkëpunimit mes sektorëve publik-privat për parimet e kuadrit të standardeve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG). “Kuadri i standardeve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) janë faktorë kyç në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë”, tha Ibrahimaj. Ministrja theksoi se, Qeveria shqiptare njeh rëndësinë e integrimit të këtyre parimeve si gur themeli për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare. “Në fokus të punës tonë është nxitja e qëndrueshmërisë afatgjatë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët e saj”, u shpreh Ibrahimaj. 1 nga 3

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›