E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç: Goli meriton notën 10

Një gol shokues, emocionues dhe që nga ana teknike shkon përtej imagjinatës. Edhe pse Zlatan Ibrahimoviç nuk bën pjesë tek ajo kategori e lojtarëve që inspirojnë ndenja simpatie, e luan këtë rol goli i tij. Akrobacia gjeniale e realizuar gjatë ndeshjes me Anglinë konsiderohet tashmë si një perlë. Edhe vetë suedezi është i vetëdijshëm për këtë dhe për të mos dalë jashtë karakterit të tij, nuk mund të tregohej modest për këtë arritje: “Kur pashë portierin jashtë porte mendova ta kapërceja atë, një tentativë që rezultoi më se e suksesshme, pasi përfundimi ishte një gol fantastik. Pa diskutim që ky gol meriton notën 10″, deklaroi sulmuesi dhe në këtë rast është e pamundur ta kundërshtosh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›