Identek: Zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura ditën e premte

IdentiTek ka bërë të ditur se zyrat e gjendjeve civile do të jenë të hapura edhe ditën e premte, më 26 dhjetor, në 12 qarqet kryesore të vendit, pavarësisht faktit që Këshilli i Ministrave e caktoi pushim për administratën 26 dhjetorin.
Kështu ditën e premte, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 12:00 të mesditës në 12 qarqet e vendit.
Gjithashtu, bëhet e ditur se shërbimi do të ofrohet në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Lezhë, Dibër, Berat, Kukës dhe Gjirokastër.
Në qytetin e Tiranës, qytetarët do të mund të marrin shërbim pranë: IdentiTek – Njësia 2, IdentiTek – Njësia 4.
“Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12 qarqet kryesore të vendit IdentiTek njofton se ditën e premte, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve nga ora 09:00 deri në 12:00, në 12 qarqet. Shërbimi do të ofrohet në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Lezhë, Dibër, Berat, Kukës dhe Gjirokastër”, thuhet në njoftim.
Sipas Identek qytetarët do të mund të marrin të marrin të gjitha shërbimet pavarësisht gjendjes civile.
“Në çdo zyrë, që do të jetë e hapur gjatë këtij orari, qytetarët do të mund të marrin të gjitha shërbimet, pavarësisht gjendjes civile. Ky orar shërbimi është vendosur për të lehtësuar fluksin gjatë festave të fundvitit dhe për t’iu përgjigjur nevojave të shtetasve, që vijnë nga jashtë vendit për një periudhë të shkurtër qëndrimi në Shqipëri, duke u ofruar akses më të shpejtë në shërbimet e identifikimit”, theksohet në njoftimin e Identek.
/rtsh.al/