E Diel, 1 Nëntor 2026

IdentiTek lehtëson shërbimin për qytetarët

IdentiTek ka bërë një njoftim të ri për qytetarët shqiptarë, duke vënë një nuëmr të ri kontakti, për t’iu oruar çdo shërbim të nevojshëm.

Në njoftimin e IdentiTek bëhet me dije se qytetarët mund të kontaktiojnë çdo ditë në numrin e mëposhtëm të telefonit, për informacion dhe asistencë lidhur me shërbimet për dokumente biometrike.

Njoftimi:

IdentiTek njofton qytetarët se Shërbimi i Klientit tashmë ka një numër të ri kontakti.

Për informacion dhe asistencë lidhur me shërbimet për dokumente biometrike, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin:

???? +355 4 451 9999

Shërbimi i Klientit të IdentiTek është në dispozicion nga e hëna në të premte, në orarin 08:30–16:30.

“Ky ndryshim është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor”, theksoi Administratorja e IdentiTek, znj. Silda Anagnosti Cepe.

Përmirësimi i kanaleve të komunikimit dhe lehtësimi i aksesit në informacion janë pjesë e punës së vazhdueshme të IdentiTek për ta bërë ndërveprimin me qytetarët më të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›