Identifikohen viktimat e masakrës në Newtown, të gjithë fëmijët 6-7 vjeç
Newtown- Të gjithë 20 fëmijët që kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë në Konektikat ishin të moshës midis gjashtë dhe shtatë vjeç, në bazë të një liste zyrtare të viktimave.
Fëmija më i vogël të jetë vrarë ishte Noeu Pozner, i cili festoi ditëlindjen e tij të gjashtë vetëm muajin e kaluar.
Shefi i mjekësisë tha se në drejtim të viktimave ishte përdorur një armë ushtarkae tip pushkë, dhe të gjitha mbi trupat e tyre duket se janë qëlluar disa herë.
Shumica e fëmijëve që kanë vdekur të premten ishin vajza dhe gati të gjitha ishin të moshës gjashtë. Gjashtë të rriturit, të gjitha gra, janë vrarë para se Lanza qëlloi veten të vdekur.
Policia njoftoi se Adam Lanza vrau nënën e tij përpara se të futej në shkollë dhe të hapte zjarr. Mësuesi kreu në shkollën Sandy Hook në Neëtoën, Daën Hochsprung, është radhitur në mesin e të vdekurve, së bashku me të rriturit Rachel DaVino, Anne Marie Murphy, Lauren Russo, Mary Sherlach dhe Victoria Soto. Një grua që punonte në shkollë ishte personi i vetëm e qëlluar dhe që ka arritur të mbijetojë.
Presidenti Barak Obama do të vizitojë Neëtoën të dielën për të ngushëlluar familjet.
Pas sulmit, ai u kërkoi veprime domethënëse dhe të shpejta kundër krimit të armëve në SHBA.
“Si një vend kemi kaluar këtë shumë herë,” tha ai në një fjalim emocional në Shtëpinë e Bardhë.
Arisa Liço/IDEA/