E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet trupi i pajetë, gjetur në Durrës

Durrës-Është identifikuar personi që u gjet i mbytur sot në Durrës. Ai është Rrahman Hyka, babai i katër fëmijëve që tashmë kanë mbetur jetimë. Trupi i pajetë i tij u zbulua nga  Policia Terriotriale e Portit Durrës. Hyka është 44 vjeç dhe nga të dhënat paraprake rezulton se nuk ka patur shenja dhune në trup, ndaj policia po heton në pistën e mbytjes aksidentale apo të vetëmbyjtes në det.

Sipas familjarëve, ai ka dalë sot rreth orës 6.00 nga banesa e tij, ndërsa në orën 09.30 është gjetur i mbytur. Hyka ishte lindur në qytetin e Gramshit dhe banonte në lagjen Nr.15 në Durrës. Ai njihet si person i qetë dhe familjarët kanë mohuar të kenë patur konflikte.

Dallgët kanë nxjerr në breg një trup të pajetë sot në orët e para të mëngjesit. Viktima është gjetur rreth orës 09.30. Sipas burimeve policore ai u gjet në afëri të kapitenerisë në veri të portit. Kufoma ishte në pjesën e jashtme të portit dhe mbante veshur një kostum. Ekspertët në vendgjarje po hetojnë për shkaqet e vdekjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›