E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet vrasesi i balerines 26-vjecare

Policia e Tiranës njoftoi se ka identifikuar autorin e vrasjes së balerinës në një klub nate në kryeqytet, mëngjesin e së shtunës.

Sipas saj, autori i vrasjes së Sonila Tafes dyshohet të jetë 34-vjeçari Artur Kuliçi, lindur në Tropojë dhe banues në Durrës. Ne afersi te baneses se tij u gjet edhe automjeti i perdorur prej tij naten e vrasjes si edhe arma qe dyshohet qe eshte kryer krimi. Arma u dergua per ekspertize ne laboratorin kriminalistik. Nderkohe qe policia ka arrestuarin njeriun qe e shoqeronte kulicin, Edon Bajraktari. Policia thote qe sipas deshmitareve dhe provave te mbledhura ne vendin e ngjarjes Bajraktari akuzohet te jete bashkepunetor ne krim. Nderkohe, qe ajo ka shpallur ne kerkim autorin kryesor te ketij krimi te rende, 34 vjeçarin Kuliçi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›