Idrizi PDIU kerkon voten e shqiptareve patriote per kauzen came

Tirane 2 prill 2011 NOA 8211 Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet PDIU njera nga partite e koalicionit te mazhorances Aleanca per qytetarin celi sot fushaten elektorale per zgjedhjet vendore te 8 majit ne Pallatin e Kongreseve ne kryeqytet. Perballe mijera mbeshtetesve te saj PDIU partia e cameve ftoi te gjithe ata qe jane ne mbrojtje te ceshtjes kombetare qe t8217i bashkohen ne fushaten per zgjedhjet vendore te 8 Majit me moton Une e dua Shqiperine.
Kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi deklaroi se forca qe ai drejton eshte partia e te gjithe shqiptareve dhe partia qe do te coje perpara ceshtjen came dhe ceshtjen kombetare.
Une u uroj fitore sepse Motoja jone eshte Ne e duam Shqiperine. Por ne sot na duhet fuqi e re. Neve na duhet vota juaj. Sot ne na duhet vota e atij te riut qe voton per here te pare. I themi voto nje force te re nje force kombetare e cila nuk zhgenjen. Voto nje parti e cila te ben krenar qe je shqiptar Voto PDIU deklaroi gjate fjales se tij Idrizi.
Idrizi i beri thirrje te gjitheve te votojne partine e cameve PDIU duke theksuar se sot duhet vota e te gjitheve edhe e plakut cam te cilit i eshte ngjallur shpresa se dicka po leviz ne aspiraten e tij te vjeter.
Sot ne na duhet vota e te gjithe grave nenave dhe motrave jane ato qe i japin jete jetes qe duhet te besojne tek ne. Voto PDIU jepi jete te rese. Sot ne na duhet dhe vota e dikujt i cili mendon shume perpara se te votoje e qe nuk ia jep asnjehere voten te njejtes parti. E ne i themi ketij njeriu na e jep ne voten ajo eshte nje vote e dobishme. Ne i themi shpreso mos e hidh voten kot tek ata qe quhen te medhenj por qe sillen si te vegjel dhe kane frike. Voto PDIU beri thirrje kreu i PDIU-se.
Ai tha se PDIU kerkon voten e shqiptareve patriote si nje kontribut per kauzen kombetare came.
Ajo vote per ne do te jete nje amanet i madh. Ne do japim llogari perpara tij. Por ne nuk do zhgenjejme askend pra as ate ne jemi partia e fjales se mbajtur tha Idrizi.
Ai nenvizoi se PDIU eshte partia qe do te beje te pamunduren per ceshtjen kombetare pasi sikunder tha ai eshte partia qe ka dale jashte skemave te vjetra te aktivitetit politik.
Ne jemi parti e se rese por jemi dhe partia e amanetit partia e flamurit qe nuk leshohet nga dora por mbrohet. Ne nuk shesim e blejme flamuj por ne ua dhurojme flamurin e kombit Ndaj voto PDIU tha Kryetari i partise se cameve.
Te konsolidojme fitoren e arritur ne ballafaqimet e meparshme zgjedhore Ti japim shprese shpreses Ti japim krahe amanetit ti japim drite erresires se krijuar nga zhgenjimi dhe mosbesimi shtoi Idrizi.
Por ne krye te celjes se fushates se PDIU-se foli Presidenti i Nderit i PDIU-se Tahir Muhedini i cili i ftoi te gjithe shqiptaret qe t8217i bashkangjiten forces se vetme politike qe ka marre persiper barren e perfaqesimit te ceshtjes came dhe te ceshtjes kombetare ne pergjithesi.
Muhedini iu referua 17 shkurtit kur dy partite came PDU e PDI u bashkuan ne nje te vetme duke themeluar Partine Drejtesi Integrim dhe Unitet.
Duke theksuar se PDIU nuk eshte thjesht parti e cameve Muhedini tha se Detyra jone eshte qe te gjithe se bashku te drejtuar nga kryetari Shpetim Idrizi ta cojme perpara ceshtjen came deri ne zgjidhjen perfundimtare te saj.
Sot ne jemi nje. Ne kete salle une nuk po shoh came dhe labe nuk shoh kuksiane dhe tiranse. Ne kete salle nuk dalloj korcare dhe mirditore. Ne kete salle ne nuk ndahemi nga origjina dhe vendlindja por na bashkon qellimi dhe ideali na bashkon fakti i te qenit shqiptar deklaroi Presidenti i nderit i PDIU-se Tahir Muhedini.
Me pas e mori fjalen edhe deputeti i PDIU-se Dashamir Tahiri i cili theksoi se shume shpejt camet do te shkojne ne shtepite e tyre dhe se te gjithe anetaret e PDIU-se jane sot te bashkuar per dinjitetin e kombit shqiptar.
Qershorin e shkuar ju premtova nga Qaf Bota qe udhetimi yne i kthimit kishte filluar dhe se shpejti do te shkojme ne shtepite tona. Jam sot ketu per tju kujtuar kete premtim. Ne rrugen tone jane bashkuar mijera shqiptare te ndershem nga te gjitha trojet e nga cdo cep i Shqiperise. Jemi bashkuar per Kombin Shqiptar jemi bashkuar per dinjitetin tone per shtepite e te pareve tane. Jemi bashkuar per amanetin e prinderve tane tha Tahiri.
Tubimin e PDIU-se e pershendeti ne emer te mazhorances edhe kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha.
Tirana jone dhe njerezit e saj komuniteti cam mbeten nje aset i pacmuar i progresit. Nuk na besuan kur thame se do te bejme te mundur heqjen e vizave. Sot anetaret e komunitetit cam jane te lire te vizitojne pronat e tyre trojet e tyre deklaroi Basha.
mit/NOA
Lajme te ngjashmeZgjedhjet vendore pas Fules Countryman viziton ne 1 prill TiranenBerisha-Fule KE mbeshtet reformat drejt anetaresimit ne BETahiri Parate e pista te regjimit po blejne median per makijazh elektoralKQZ miraton fondet per fushaten elektorale pjesa e luanit mes PD e PSIdrizi Bashke me komunitetin drejt amerise diskriminimet ne menyre selektive Lidhje8 majit camet te lire ceshtjes kombetare Dashamir Tahiri fushaten elektorale komuniteti cam kontribut per kauzen came lulzim basha moton Une e dua Shqiperine Pallatin e Kongreseve partia e cameve PDIU Qaf Bota Shpetim Idrizi Tahir Muhedini Tirane trojet voten e shqiptareve patriote zgjedhjet vendore