Idrizi-Sejdiu: Prioriteti i Shqipërisë dhe Kosovës, komonuellthi ekonomik shqiptar

Prishtinë, 16 Qershor, NOA Nevoja për krijimin e një komonuellthi ekonomik shqiptar, përbën një nga prioritetet e partisë Drejtësi dhe Unitet (PDU).
Një fakt të tillë, kreu i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi ia ka bërë me dije gjatë një takimi të veçantë presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke diskutuar mbi sfidat e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
Duke qenë ekonomist në profesion, jam i bindur se një treg i përbashkët dhe i konsoliduar është në të mirën e mbarë rajonit dhe jo vetëm të shqiptarëve, tha Idrizi, duke shtuar se në projektet e mëdha që dy vendet tona kanë, duhet të merren parasysh nevojat e përbashkëta dhe duhet të bëjmë kompatibël ekonomitë tona.
Kjo pikë programore e PDU-së, u cilësua si një nevojë e kohës nga presidenti i Kosovës, i cili theksoi se zgjerimi i tregjeve ekzistuese është në të mirën e të gjithëve.
Më tej, kreu i PDU-së, Idrizi i bëri me dije Presidentit Sejdiu pikat kryesore ku bazohet programi dhe ekzistenca e PDU-së.
Çështja çame është në bazën e programit tonë. Ne, si deputetët e parë çamë në Kuvendin e Shqipërisë e kemi parë si përgjegjësi morale themelimin e kësaj partie. Por, PDU nuk është një parti që është e përqendruar vetëm në çështjen çame, por punon dhe vepron për të mirat e të gjithë shqiptarëve, tha Idrizi, duke e informuar presidentin Sejdiu edhe për nismën ligjore të ndërmarrë nga PDU për zgjidhjen e çështjes çame në Gjykatën e Strasburgut.
Unifikimi i gjuhës shqipe ishte një tjetër pikë ku ndaluan bashkëfolësit, duke theksuar nevojën për të ndihmuar emigrantët shqiptarë pavarësisht vendit ku jetojnë e nga e kanë origjinën që të mund të ruajnë dhe të zhvillojnë gjuhën e tyre amtare.
Në çështjen e emigrantëve, Idrizi theksoi se qëllimi I PDU-së është krijimi i Komitetit të Diasporës, si edhe e një strategjie konkrete për ta.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")