Igli Tare gjen golin pas 2 vitesh
Ka shenuar golin e pare ne kete kampionat me Lacion dhe i ka dhene te tijve nje barazim me vlera ne fushen e veshtire te Palermos. Igli Tare ka tundur rrjeten per here te pare ne kete kampionat. Dicka e tille ka ndodhur per here te fundit ne daten e larget 8 janar 2006, kur shqiptari ka shenuar golin e katert ne fitoren 4-1 te Lacios ndaj Askolit. Tare zbriti ne fushe ne minuten e 55-te te takimit, duke zevendesuar Makinuan. Levizje qe i dha frytet e saj, sepse Lacio, qe deri ne ate moment ishte ne disavantazh 2-0, arrin te barazoje shifrat ne 2-2, ku goli i dyte i shenuar ne minuten e 80-te, mban pikerisht vulen e Igli Tares.