Igli Tare, heroi i tifozeve laciale

Atmosfera ne klubin bardhekalter ka ndryshuar ne menyre te ndjeshme prej triumfit 4-2 me rivalet e Romes. Mjafton te kujtosh se vetem nje jave me pare, skuadra ishte e grumbulluar ne Norçia, larg tifozeve dhe ne heshtje per shtyp.
Por, tashme seancat stervitore te ekipit te drejtuar nga Delio Rosi jane shnderruar ne feste per tifozet e kryeqytetit italian. Ne miqesoren me amatoret e Riano Kalços ishin te pranishem afro 3000 tifoze, ku nuk munguan as femijet e shoqeruar nga nenat.
Lojtaret jane pritur me brohoritma, por fakti me interesant eshte se ovacionet me te medha nuk ishin per futbollistet, apo per trajnerin Rosi. Heroi i momentit mes mbeshtetesve laciale eshte Igli Tare. Ish-lojtari i kombetares shqiptare, tashme drejtues te Lacio, ka fituar simpatine e tifozeve pas debatit te ashper me trajnerin e Romes, Spaleti, ku u ndeshkua me karton te kuq.