E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ikin biçikletat! Trendi, motorët elektrikë. Bie blerja e biçikletave nga të rinjtë

Dy rrotakët kanë dalë nga moda për të rinjtë, të cilët gjithnjë e më shumë po përdorin monopatinat. Në tregun e biçikletave tek Pazari i Ri në Tiranë të pyetur nga RTSH, tregtarët thonë se kërkesat për këtë mjet lëvizje kanë pësuar rënie.

“Të rinjtë preferojnë monopatinat ndërsa brezin e vogël po e edukojmë më biçikleta”, tha një shitës.

Në raport me burrat, për gratë interesi është më i lartë. Eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar Giro d’Italia kthen vëmendjen tek biçikleta, e cila për Spartak Mushën çiklistin profesionist pedalimi është bërë gjithnjë e më i vështirë.

Vitet e fundit në Tiranë mbi 50 km i janë dedikuar korsive të biçikletave, ndërsa në kalendar 3 qershori është dita botërore që synon sensibilizimin për përdorimin e saj.

Gazetare: E.Hasanbelli

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›