Ikja e dritave në QSUT, shefi i shërbimit të reanimacionit: Nuk u cenua jeta e pacientëve

Ikja e dritave në reanimacionin qendror të QSUT ka shkaktuar kaos për stafin dhe familjarët mbrëmjen e të hënës, pasi mungesa e energjisë elektrike paralizoi punën në repartin më kritik të spitalit.
Pas kësaj ngjarjeje shefi i shërbimit të reanimacionit në QSUT, Krenar Lilaj, sqaroi se asnjë prej pacientëve që ndodheshin të intubuar nuk iu rrezikua jeta.
“Ndërprerja a e energjisë zgjati disa minuta, nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar, në këto kushte për të shmangur rënien apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve respiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit. Zhvendosja e u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm 9 të sëmurë, të cilët ishin në respiracion të drejtuar”, tha Lilaj.
Sipas mjekut Lilaj, vendimi për transferimin e pacientëve në një tjetër pavion ishte i nevojshëm, për të shmangur rënien e njëkohshme të funksionimit të pajisjeve mbështetëse të energjisë.
“Ndërprerja a e energjisë zgjati disa minuta, nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar, në këto kushte për të shmangur rënien apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve respiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit. Zhvendosja e u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm 9 të sëmurë, të cilët ishin në respiracion të drejtuar”, tha Lilaj.
Gjithashtu, mjeku Lilaj u ndal edhe te i dënuari Mihal Mërkuri, i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh.
Rasti ngriti pikëpyetje nëse ndërprerja e energjisë elektrike ishte një faktor që ndikoi në humbjen e jetës së tij.
Por, në fjalën për mediat, shefi i Urgjencës, Lilaj, tha se gjendja e pacientit ishte e rëndë që në ditën kur u shtrua, pasi vuante nga ciroza.
“Gjendja e tij ishte e rëndë që në ardhje ditën e diele pasdite. Ka pasur cirroza hepatike dhe ka pasur hemorragji masive për të cilën është trajtuar kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri është ndarë nga jeta 4:13 minuta”, tha Lilaj.