E Diel, 1 Nëntor 2026

Iku Sollaku, mbeti Reforma

Shqipёria, vendi i problemeve mё tё mёdha nё fushёn e drejtёsisё dhe me ligjet ndoshta mё tё mira krahasuar me fqinjёt e saj nё Ballkanin Perёndimor. Tё gjithё faktorёt politik , si tё majtёt, ashtu edhe tё djathtёt janё tё ndёrgjegjshёm pёr Reformёn nё Drejtёsi apo edhe pёr tё tjerat. Nё plan tё parё, tё gjitha palёt shprehen pro kёtyre reformave, por asnjёra prej tyre nuk merr iniciativёn e para pёr tё arritur dika konkrete. Lidershipi i aleancёs qeverisёse dhe kundёrshtarёt e majtё, shprehen pёr njё vullnet tё plotё politik pёr realizimin e reformave, por qё prapё se prapё serioziteti i kёtij vullneti ngelet nё nivele qesharake tё shkarkimit ose jo nga detyra tё kryeprokurorit.

E djathta e fokusoi reformёn nё drejtёsi nё shkarkimin e zotit Sollaku. E majta nga ana tjetёr deklaroi pjesёmarrjen ose jo nё realizimin e reformave duke e lidhur me po tё njёjtёn ёshtje... dhe ai qё mbetet i paqartё dhe i pafat ёshtё sёrish populli.

Ja dhe Sollaku u shkarkua... Por ndodhi mё tej? Cilat janё janё hapat konkretё qё qyetarёt shqiptarё panё pas kёsaj ngjarjeje? u bё pёr ti bindur ata se po bёhet dika lidhur me kёtё gjё? Pёrgjigjja e kёtyre pyetjeve ёshtё e thjeshtё : Asgjё. Pasi nё rradhё tё parё, asnjёra nga palёt nuk ka njё ide tё qartё lidhur me kёtё reformё. Asnjёra nuk ofron njё zgjidhje konkrete.

Ndёrkohё qё po flitet aq shumё pёr kёtё reformё nё drejtёsi dhe e djathta ka dhёnё alarmin pёr njё domosdoshmёri tё realizimit tё saj, sa e mundur do tё jetё kjo nё kushtet aktuale? Momentalisht kemi njё opozitё qё nuk ofron bashkёpunim dhe njё mazhorancё pa ide e plane konkrete. Gjithashtu, ndёrmarrja e njё reforme tё tillё, qё tё jetё rezultative kёrkon edhe ndryshim tё theksuar strukturor, pasi nesёr, kur politika tё pranojё se ka realizuar reformёn nё fjalё, do tё jetё i njёjti faktor ndryshimi qё ёshtё dashur tё ndryshohet. Ёshtё e qartё tashmё se problemet aktuale tё sistemit gjyqёsor janё kthyer nё njё kulturё ligjore tё zbatuesve tё ligjit.

Vendit tonё nuk i mungojnё ligjet, madje ato janё ndёr mё tё mirёpёrgatiturat nё tekst pasi janё thjesht njё pёrzgjedhje e atyre tё vendeve perёndimore si Anglia, Franca etj. Madje, njё pjesё e mirё e kёtyre ligjeve, miratohen nё parlament edhe pse vetё ligjvёnёsit e dinё qё ato nuk do tё zbatohen. Ajo qё na mungon neve, ёshtё mosrespektimi qё bёhet ndaj tyre, duke filluar nё rradhё tё parё nga shtetarёt, prokurorёt, gjyqtarёt e deri tek qytetari mё i thjeshtё. Qёllimi i tё gjitha kёtyre lidhet me pёrfitime tё caktuara qё personat nё fjalё kёrkojnё tё arrijnё.

Ngjarja e fundit qё ndoshta ia vlen tё pёrmendet ka tё bёjё edhe me pёrfundimin e ёshtjes sё ish Drejtorit tё Aviacionit Civil, Gazmend Dibra. Gjithka pёrfundoi nё favor tё kёtij tё fundit edhe pse nё syrin e atyre qё e ndiqnin ёshtjen, ai dukej fajtor. Kishte prova qё e vёrtetonin ndoshta fajёsinё e tij, por mёnyra se si ai u pёrballё me akuzёn ishte jo ligjore, pasi vetё ligjet nuk lejojnё pёrgjimet e personave me poste tё larta pa u pajisur me njё leje tё posame nga Gjykata e Rrethit apo prokuroria. ёshtja penale e zotit Dibra filloi me njё avantazh tё tij kundrejt palёs akuzuese.

Kёshtu pra, mbarё qytetarёve shqiptarё, duket se do tu duhet kohё tё njihen me ligjet, tё mёsojnё se si duhet tё ёprdorin tё drejtat e tyre dhe ti respektojnё ato.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›