E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilac i ri per trajtimin e kancerit te gjakut

style=positionrelativez-index2>

Blerta Mrishaj

Nje kure e re medikamentesh pjese edhe e tregut tone farmaceutik jep shprese per trajtimin e leucemise kronike per te semuret ne vend premton per ndalimin e perparimit te semundjes permiresim te jetes se pacienteve. Medikamenti i ri u prezantua dje nga mjeke hematologe te vendit te cilet diskutuan edhe mbi te rejat me te fundit ne fushen e Leucemise Kronike apo sic njihet edhe si kanceri i gjakut. Doktori hematolog Arben Ivanaj deklaroi se me medikamentin e reja i semuri jeton praktikisht 20 vjet ne te njejten kohe te kryeje jeten normale dhe duke shkuar ne pune. Nderkohe qe sipas Ivanaj me medikamentet e vjetra pacienti jetonte 3-4 vjet dhe shumicen e kohes jetonte ne spital.

Te dhenat

do vit ne vendin tone zbulohen 30 raste te reja me leucemi kronike melodie. Trajtimi i deritanishem i ketyre te semureve behet me medikamente te targetuara qe ndalojne prodhimin e tepert te rruazave te bardha duke bere ne kete menyre ndalimin e perparimit te semundjes edhe pse kjo krijon varesi ndaj spitalit duke penguar vazhdimin e nje jete normale. Mirepo edhe shendetesia shqiptare po synon te permiresoje jeten e ketyre pacienteve pjese e se ciles eshte edhe trajtimi me medikamentin Tasigna. Ne bote keto medikamente jane te aplikueshme prej 15-20 vitesh ndersa ne vendin tone gjenden prej 2002. Sipas mjekeve diferenca mes ketyre mjekimeve eshte se ne raste me medikamentet e vjetra pacienti jetonte 3-4 vjet dhe shumicen e kohes jetonte ne spital. Me medikamentet e reja jeton praktikisht 20 vjet ne te njejten kohe te kryeje jeten normale dhe duke shkuar ne pune. Medikament i cili prezantohet gjendet tashme ne treg dhe eshte me i mire se medikamenti te cilet i kemi te disponueshem duke bere keshtu edhe nje diference domethenese e prekshme per cilesine e jetes se te semurit-shprehet doktor Ivanaj.

Semundja

Leucemia kronike eshte nje semundje e gjakut ku per shkaqe ende te paditura trupi fillon te prodhoje rruaza te bardha te gjakut ne sasi te medha dhe te pakontrolluara. Mjeket thone se nese lihet pa trajtuar shumica absolute e te semureve vdesin brenda 3-5 vjetesh. Te gjitha moshat mund te preken po me shpesh shfaqet ne grupmoshen 40-60 vjec.

Trajtimi

Vitet e fundit edhe ne vendin tone keta te semure trajtohen me medikamente te targetuara qe ndalojne prodhimin e tepert te rruazave te bardha duke bere ne kete menyre ndalimin e perparimit te semundjes. Kjo ka sjelle qe rreth gjysma e te mjekuarve te kene nje jete normale prej disa vjetesh edhe pse te semure me leucemi. Specialistet i meshojne faktit se zbulimi sa me pare i semundjes per te cilen mjafton nje analize e thjeshte gjaku dhe qe per shkak te ndergjegjesimit te ulet te popullates ende nuk eshte ne nivelin e kerkuar ne vendin tone.

Sapo zbulohet semundja duhet filluar sa me pare mjekimi me medikamentin me te fuqishem qe ekziston sot ne vendet perendimore qe eshte dy kapsula qe pihen ne mengjes dhe dy ne darke nga goja dhe qe ben te mundur ndalimin e leucemise ne fazen fillestare dhe nuk e le te perparoje me tej per shumicen absolute te pacienteve qe me pas bejne nje jete normale per rreth 20-25 vjet.

Nga ana tjeter mjeket pranojne se medikamenti megjithese qarkullon edhe ne vendin tone nuk perdoret ende gjeresisht per shkak te kostos se larte. Gjate ketij viti jane bere kerkesa te herepashershme nga mjeket dhe Shoqatat e Pacienteve drejt ISKSH-se per te bere te mundur mbulimin e kostos per te semuret dhe futjen e saj si pjese e listes se barnave te rimbursueshme por deri me tani nuk eshte dhene pergjigje pozitive.

Efektet

Efektet e ketij studimi jane evidentuar edhe nga studimet e bera ne bote dhe kryesisht ne Amerike. Sipas ketyre studimeve thuhet se pas fillimit te trajtimit me medikamente cdo 6-muaj duhet bere nje analize speciale qe mat pergjigjen molekulare ndaj mjekimit. Me ane te saj behet e mundur qe te numerohen dhe te llogariten sa qeliza leucemike ka i semuri dhe krahasohen me mesataren dhe ne baze te analizes gjykohet prognoza e te semurit nese duhet mbajtur e njejta doze apo duhet rritur qofte edhe per te nderuar medikament. Kjo analize ende nuk mund te behet ne vendin tone por po punohet qe te behet e mundur realizimi i saj edhe ne vendin tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›