E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilaçi kundër gripit të derrit shkakton narkolepsi?

Stokholm, 19 gusht - Agjencia suedeze për prodhime mjekësore ka hapur hetimin për ilaçet kundër gripit të derrit, të kompanisë britanike farmaceutike GlaxoSmithKline, për shkak të dyshimit se ka shkaktuar raste të narkolepsisë.

Simptomat e narkolepsisë, çrregullimit kronik të gjumit, janë vërejtur te fëmijët e moshës nga 12 deri 16 muaj.

Ekspertët suedezë kanë kërkuar nga ekspertët tjerë të BE-së që të informohen për raste të ngjashme me të cilat janë përballur.

Në gjithë BE-në, me ilaçin Pandemrix kundër gripit të derrit janë shëruar rreth 30 milionë persona. Suedia për 9.3 milionë banorët e saj ka blerë 18 milionë doza, që kanë mjaftuar që çdo banor të marrë nga dy doza.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›