E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, pyetet për konçesionin e sterilizimit, hemodializën dhe check-up

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur për herë të parë këtë të hënë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme.

Ai është marrë në pyetje nga prokurori Edvin Kondili në lidhje me hetimet që kanë nisur prej disa muajsh për procedurat e disa koncesioneve të firmosura nga Beqaj në kohën kur drejtonte ministrinë e Shëndetësisë.

Konkretisht bëhet fjalë për tenderat me partneritet publik-privat për sterilizimin, check-upin dhe shërbimin e hemodializës.

Ish-ministri Beqaj është marrë në pyetje gjithashtu edhe nga 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për mënyrën se si janë lidhur kontratat.

Para pak ditësh në lidhje me këto hetime ka dhwnw dwshminw e tij edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj si dhe anëtarë të tjerë që kanë vlerësuar procedurat e tenderave.

Sipas hetimeve, nga këto koncesione shtetit i është bërë një dëm mbi 100 mln euro, ku një nga kompanitë që kanë përfituar dyshohet se është e lidhur me Ilir Beqajn.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›