E Martë, 3 Nëntor 2026

Ilir Meta në “Quo Vadis”: Më lehtë sekuestrohet SPAK se PL

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa ishte i ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus përballë gazetarëve Roland Zili dhe Mentor Kikia, ka hedhur sërish akuza ndaj SPAK.

I pyetur nga Kikia se a rrezikon Partia e Lirisë të vihet nën sekuestro, Meta theksoi se më kollaj sekuestrohet SPAK se PL.

Ai tha se nuk ka asnjë frikë nga askush, ndërsa shtoi se sot sistemi i drejtësisë është i gjithi në shërbim të qeverisë.

Pjesë nga biseda:

Meta: Ilir Meta nuk ka asnjë akuzë

Kikia: PL rrezikon në akuzë, që NIPT dhe llogaria bankare të sekuestrohen?

Meta: PL nuk sekuestrohet. Më lehtë është të sekuestrohet SPAK se PL.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›