Iliria analizon gjysmën, kërkohet angazhim për pjesën e dytë
Nga NDERIM GOCI
Dje pasdite në ambientet e klubit Iliria u zhvillua analiza e ekipit në fazën e parë. Në analizë marrë pjesë jo vetëm futbollistët, por dhe drejtuesit e skuadrës dhe klubit. Në këtë mbledhje të parashikuar më parë është analizuar më detaj e gjithë ecuria e skuadrës në 15 javë. Krahas anës pozitive në pah janë evidentuar edhe të metat dhe dobësitë që skuadra ka manifestuar gjatë fazës së parë të kampionatit.
Analiza është zhvilluar së pari si grup dhe më pas është vlerësuar puna e çdo futbollisti në këto 15 javë. Drejtuesit u shprehen se prisnin më tepër nga futbollistët me eksperiencë. Ndërkohë për fazën e dytë skuadra ka si objektiv ngjitjen e shkallëve në renditje, prandaj kërkuan që në gjysmën tjetër të kampionatit të ketë një angazhim më të madh të futbollistëve. Analiza e zhvilluar zgjati rreth dy orë, ku nuk pati masa, por u morën vetëm angazhime dhe premtime për një paraqitje më të mirë të Ilirisë në fazën e dytë.