E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilirjan Celibashi Ne PS jo per interesat personale

Thotë se i është rikthyer politikës aktive përkrah Edi Ramës për të dhënë kontribut, jo për të përmbushur interesat personale.
Edhe pse ende nuk është hartuar zyrtarisht lista e kandidatëve për deputetë të PS-së për Qarkun Fier, Ilirjan Celibashi do të jetë në një pozicion që i siguron fitoren. Përfshirja e tij, ka shqetësuar disa socialistë, pas 23 qershorit me shumë gjasa nuk do të jenë deputetë.

Në koalicionin e drejtuar nga PS është edhe partia e Spartak Ngjelës, që në 2003 konkuroi nën siglën e PD-së, përballë Edi Ramës për kryebashkiak të Tiranës. Celibashi nuk duket i shqetësuar, madje indiferent.
Pas një periudhe hezitimi, Celibashi rrëfen se për tu radhitur përkrah Edi Ramës në zgjedhjet e 23 qershorit, u nxit më së shumit nga miqtë dhe të afërmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›