E Hënë, 2 Nëntor 2026

Imazhe mahnitëse nga Kampionatit Botëror i Ujit në Singapor

Imazhet mahnitëse ofrojnë një përmbledhje të Kampionatit Botëror të Ujit në Singapor, duke u fokusuar te ndjesitë dhe emocionet që kapen përmes fotografisë.

Fotot, të shkrepura nga Lee Jin-man, Ng Han Guan dhe Vincent Thian, paraqesin një sërë sportistësh nga vende të ndryshme, si Republika Qendrore Afrikane, Kanada, SHBA, Belgjika, Kina, Meksika, Malta, Koreja e Jugut, Gujana, Gjermania, Australia, Palestina dhe Britania.

Imazhet vënë theksin te fotografia, duke përshkruar momente se si kamerat kapin “të padukshmen” si në sipërfaqe ashtu edhe nën ujë.

Në këtë galeri fotografike paraqiten një sërë sportesh ujore, duke filluar nga fuqia e notit tek eleganca e notit artistik dhe zhytja akrobatike.

Në imazhe janë kapur sportistë të ndryshëm dhe garat ku ata kanë marrë pjesë, duke përfshirë gara noti si 50m stil bretkose, 100m flutur, 1500m stil i lirë dhe 400m stil i lirë. Gjithashtu, përfshihen edhe garat e zhytjes, si zhytja e sinkronizuar dhe zhytja nga platforma 20 metra.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›