Imazhi i gruas shtatzënë të plagosur në Mariupol, fiton çmimin “World Press Photo”

Fotografia e Evgeniy Maloletka, sulmi ajror mbi Maternitetin e Mariupolit, është shpallur Fotoja e Vitit. Imazhi tregon, Iryna Kalinina, një grua shtatzënë të plagosur, duke u transportuar me barrelë, nëpër gërrmadhat e një materniteti në Mariupol, në Ukrainë, i cili u dëmtua gjatë një sulmi ajror rus.
Foshnja e saj, e quajtur Miron, që do të thotë “paqe”, lindi e vdekur. Gjysmë ore më vonë vdiq edhe Iryna. Fotografi ukrainas, Evgeniy Maloletka, ishte një nga fotografët e pakët që dokumentoi ngjarjet në Mariupol në atë periudhë.
“Ne erdhëm në Mariupol vetëm një orë përpara pushtimit,”- tha Maloletka.
“Për 20 ditë me rradhë, ne jetuam në bodrumin e spitalit, si dhe në një strehimore me qytetarët e zakonshëm, duke u përpjekur që të dokumentonim frikën që po përjetonin ukrainasit.”- theksoi ai.
World Press Photo shpall fotografitë më të mira për fotoreporterë, si dhe të dokumentarëve. Fituesit e këtij viti u zgjodhën nga më shumë se 60,000 aplikime nga rreth 3,752 fotografë. BBC
/rtsh.al/