E Enjte, 5 Nëntor 2026

Impiantet për ujërat e zeza, Task-Forca në terren! Rama: Përmirësohet turizmi

Task-forca për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në bizneset pranë zonave bregdetare, vijon punën në terren për monitorimin e tyre.

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi pamje në rrjetet sociale, nga grupet e inspektimit në Dhërmi, Borsh, Ksamil, Llaman, Karpen, Golem, Spille, Hamallaj, Pogradec dhe Lezhë.

“Task Forca vijon punën për të monitoruar dhe certifikuar vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës. Një proces që rrit e përmirëson cilësinë e turizmit në Shqipëri”, shkruan kryeministri Rama.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›