E Diel, 1 Nëntor 2026

Implanti i çipit në tru, “Neuralink” i Elon Musk merr miratimin e FDA për studimin klinik tek njerëzit

Implanti i çipit në tru, “Neuralink” i Elon Musk merr

Kompania e implanteve të trurit të Elon Musk e quajtur “Neuralink” njofton se kishte marrë një dritë jeshile nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të nisur studimin klinik të parë në njerëz.

Ky është një moment historik për kompaninë “Neuralink”, pasi edhe më parë kishte kërkuar miratimin e FDApër të nisur provat klinike të njerëzit, gjë që ishte refuzuar.

"Ne jemi të emocionuar të ndajmë se kemi marrë miratimin e FDA për të nisur studimin tonë klinik të parë në njerëz" njoftoi kompania e Neuralink në Tëitter, duke e quajtur atë "një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz".

Musk ka parashikuar që kompania e tij e pajisjeve mjekësore do të fillonte provat njerëzore për një implant truri për të trajtuar kushte të rënda si paraliza dhe verbëria.

Megjithatë, kompania, e themeluar në vitin 2016, kërkoi vetëm miratimin e FDA-së në fillim të vitit 2022 dhe agjencia e refuzoi aplikimin.

Sipas punonjësve, FDA i kishte vënë në dukje disa shqetësime Neuralink që duheshin adresuar përpara se të sanksionoheshin provat njerëzore. Çështjet kryesore përfshinin baterinë e litiumit të pajisjes, mundësinë e migrimit të telave të implantit brenda trurit dhe sfidën e nxjerrjes së sigurt të pajisjes pa dëmtuar indet e trurit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›