Importi i Energjise

Moti i keq që
ka përfshirë gjithë Europën po kërcënon të zhysë rajonin e Ballkanit në një krizë
të ashpër energjetike dhe Shqipëria është një nga më të rrezikuarat.
Për shkak të konsumit të lartë rrjetet e transmetimit janë mbingarkuar deri në pikat kritike dhe madje në disa vende ka patur dhe rënie të tyre. Për shkak të kësaj situate qeveritë e shumë vendeve janë duke marrë masa drastike për të garantuar furnizimin e qytetarëve të tyre me energji.
Bullgaria, një nga eksportuesit më të mëdhenj të energjisë në rajon, deklaroi se do të ndërpresë përkohësisht eksportin, ndërsa Serbia lajmëroi ndalimin e tranzitimit të energjisë përmes rrjetit të saj duke i vendosur të gjitha kapacitetet në shërbim të korporatës vendase të energjisë. Rrjeti transmetues i Serbisë është unaza kyçe e qarkullimit të energjisë në rajon, prej nga ku kalon shumica e shkëmbimeve energjetike. Qeveria serbe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të muajit dhe gjatë kësaj periudhe nuk do të lejojë tranzitimin e energjisë nga rrjeti i saj në drejtim të vendeve të tjera.
Ky vendim i Serbisë kërcënon disa vende njëherësh të Ballkanit, veçanërisht Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Në shqipëri, për shkak se rezervat vendase ndodhen në pikat më të ulëta, importi i energjisë po përballon aktualisht gati gjysmën e konsumit vendas. Në këto kushte kufizimi i prodhimit dhe linjave të transemtimit në rajon, përveçse ka rritur çmimet, tashmë po kërcënon edhe me krizë furnizimi të energjisë.